Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Inzaghi pas fitores me Lazion: Interi është në formë, ju tregoj kë skuadër dua në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
Inzaghi pas fitores me Lazion: Interi është në formë, ju

Interi mori një fitore të rëndësishme ndaj Lazios, me zikaltërtit që triumfuan 2-0 ndaj ekipit të Elseid Hysajt. Pas këtij trimfi skuadra e Simone Inzaghit udhëheq Serie A me 41 pikë, 4 më shumë se Juventusi ndjekës.

Pas kësja fitoreje , trajneri i zikaltërve do të theksonte se Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram bënë një ndeshje të shkëlqyer dhe janë dy nga lojtarët kryesorë në sukseset e Interit.

 “Lautaron dhe Thuramin i prisja kështu, pasi që në verë dhanë sinjale se mund të kuptohen shumë mirë së bashku. Megjithatë i gjithë Interi është shumë në formë. Erdhëm dhe fituam ndaj Lazios në “Olimpico”, edhe pse kishim katër mungesa të rëndësishme si Cuadrado, Sanchez, De Vrij e Dumfries.

Dua të vlerësoj Bisseck, që tregoi shumë personalitet, edhe pse kishte përballë kundërshtarë shumë cilësorë. Nuk u vu asnjëherë në panik, ndaj edhe nuk patëm nevojë të rrezikojmë me Pavard.

Shorti i Champions?  Dua përballë Manchester Cityn. Çdo kundërshtar është shumë i fortë, ndaj të përballemi me më të mirët, për të testuar edhe forcën tonë”, deklaroi Inzaghi.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga