Simone Inzaghi dhe Inter janë gjithnjë më larg njëri-tjetrit. Zikaltërit do të luajnë sonte me Benficën, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e Champions League. Trajneri i Interit është në fokusin kryesor për shkak të mungesës së rezultateve pozitive.
Atë mund ta shpëtojë vetëm një kualifikim në turin pasardhës në Europë. Megjithatë e ardhmja e tij është në fije të perit. Siç shkruan “Corriere dello Sport”, trajneri ka dhënë vetë dorëheqjen, por kjo ende nuk është pranuar nga drejtuesit zikaltër.
Ai ka kontratë me Inter deri në qershor të vitit 2024. E njëjta media raporton se dhe pse Inzaghi vijon të jetë në krye të pankinës, drejtuesit janë vënë në lëvizje për zëvendësuesin e tij. De Zerbiai ishte favorit, por gjithashtu edhe Antonio Conte. Nuk mbetet pas as Thiago Motta i cili ka bërë mirë në drejtimin e Bolognës.