
Interi u mposht 1-0 nga Empoli në “San Siro”, me zikaltrit që bëjnë kështu një hap fals në garën për titullin kampion, pasi tashmë Napoli ka “fluturuar” në kryeu të renditjes.
Pas kësaj disfate Simone Inzaghi ka pranuar se kjo humbje ngadalëson hapin, pasi tashmë Napoli është larg në renditje.
“E dinim se do të kishte vështirësi, është një humbje e rëndësishme që ngadalëson përparimin tonë. Natyrisht, nuk ishte mbrëmja jonë më e mirë, por mbetja me 10 lojtarë e bëri atë edhe më të vështirë.
Nuk kisha parë kurrë dy kartonë të verdhë në 35 minutat e para për një ekip vendas. Skriniar stërvitet me të mirën e tij, është i qetë, e di që negociatat për kontratën kanë ngecur për momentin, por klubi po punon për të dhe lojtarët e tjerë, kontratat e të cilëve janë në fund.
Ne e mbyllim gjysmën e parë të sezonit me 37 pikë dhe shumë keqardhje. Është e vërtetë që 13 pikët janë shumë, është e qartë se Napoli po bën një sezon të veçantë dhe ne duhet ta luftojmë atë”, përfundoi Inzaghi.