Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTË/ Ndëshkoi ish-skuadrën e tij Kamzën, mesfushori i KASTRIOTIT shprehet optimist: Mbijetojmë në Superligë, ja kush e fiton titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT

Kastrioti ka ndryshuar fytyr me ardhjen e trajnerit të ri Bledar Devolli. Nga një skuadër që shihej si e rënë nga Kategoria Superiore është kthyer në një skuadër që mund të marri fitore ndaj çdo skuadre. 3 fitore nga 4 ndeshje të luajtur në kampionat në vitin 2019, Kastrioti është futur në garë për të qendruar në Superligë këtë sezon. Një nga lojtarët me të spikatur te Kastrioti në ndeshjet e fundit është dhe mesfushori Ersil Ymeri, i cili me golin e tij ndaj Kamzës i dha një fitore të rëndësishme Kastriotit. Në një intervistë për Newsport.al Ymeri beson se Kastrioti do të mbijetojë në Superligë këtë sezon. Mesfushori shprehet se me ardhjen e Devollit në skuadër ekipi ka një frym tjetër dhe skuadra është më e bashkuar se në gjysmën e parë të sezonit.

Keni marr 3 fitore nga 4 ndeshje të mundshme, çfarë ka ndryshuar në këtë skuadër që nga pretendeti kryesor për të rënë nga Kategoria në një skuadër që mund të mposht këdo?

Që me ardhjen e Devollit ekipi ka një frym tjetër dhe jemi një grup shumë i bashkuar. Janë rezultate që vijnë pas një faze të mirë përgatitore të janarit, një stërvitje me dëshirë dhe një loje të mirë në ndeshjet që kemi zhvilluar.

Keni një ndeshje të vështirë ndaj Laçit, si e shikoni këtë takim?

Është një ndeshje në fushë asnjëanëse si pasojë e dënimit tonë një ndeshje ku për ne vlejnë 3 piëkt. Respekt maksimal për një ekip si Laçi, por na duhen pikë. E vlersojmë si ndeshje dhe do të japim maksimumin.

Mendoni se Kastrioti mund të mbijetojë në Superligë me këtë kontigjent lojtarësh që ka në dispozicion?

Unë e kam thënë dhe atëherë kur asnjë njeri nuk besonte te mbijetesa. Kam shumë besim se në fund do t'ia dalim.

Jeni larguar nga Kamza për te Kastrioti, pse ky vendim nga ana juaj?

Te Kamza qendrova për 3 vite e gjysmë. Kalova një kohë të mirë aty dhe kishte ardhur momenti të ndryshoja ambient.Te Kastrioti gjeta një grup shumë të mirë dhe po ndihem mjaft mirë.

Në aspektin personal cili është objektivi juaj?

Objektivi im i këtij sezoni është të jap më të mirën time dhe të realizojmë objektivin ''mbijetesë"  dhe pse jo të shënoj të tjera gola me vlerë.

Keni luajtur përballë të gjitha skuadrave, sipas mendimit tuaj cila mund të dal kampion në fund të sezonit?

Skuadra më e vështirë për t'u mundur duket Partizani ku ka një ndërthurje mjaft të mirë ndërmjet mbrojtjes dhe sulmit. Ata kanë krijuar dhe një farë diference me rivalët dhe besoj se në fund ata do të dalin kampion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga