Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ "Më motivoi aksidenti i vëllait", flet fizioterapisti që "fërkon me vaj": Gazetarët tentojnë të më "vjedhin" lajme (PERIPECITË E PROFESIONIT)

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ "Më motivoi aksidenti i vëllait", flet

Prej vitesh i shërben futbollit, por në një mënyrë të veçantë, duke kuruar lojtarët për të arritur sa më shpejt formën optimale. Ervin Kapaj, fizioterapisti i njohur në Shqipëri, ka dhënë një intervistë për newsport.al.

Ai ka zbuluar motivin që e shtyu të niste këtë profesion të veçantë. Puna e vështirë me drejtuesit e klubeve bëri që të hiqte dorë nga skuadrat, duke hapur më pas një klinikë të tijën në kryeqytet.

"Hyrje-daljet" janë të shumta dhe në këtë mënyrë edhe thashethemet për merkaton janë prezente. Këtë e tregon Kapaj, i cili me modesti zbulon fjalët e gazetarëve që duan të "vjedhin" ndonjë informacion. Në fund ka edhe një mesazh për të gjithë sportistët e rinj në vend.

 - Ervin, jeni një nga fizioterapistët më të njohur në kampionatin shqiptar. Prej sa kohësh ushtroni këtë profesion?

Kjo rrugë ka nisur në vitin 2002 në Itali me hapat e para. Pasi mbarova Bachelorin, nisa punë, por në të njëjtën kohë u regjistrova edhe në master duke i ndjekur njëkohësisht të dyja. Pas një eksperience prej 13 vitesh në Itali (Milano) u ktheva në Shqipëri në vitin 2015, ku lindi edhe "Milano Medical Center". Por, ajo që doja të veçoja ishte pse zgjodha këtë degë. Vëllai im më i madh pësoi një aksident dhe u desh një kohë e gjatë rehabilitimi, teksa për dy vite figura kryesore në jetën e tij u bë Fizioterapia. Ose, më saktë një fizioterapiste italiane e cila e ndoqi në këtë fazë të jetës së tij, ku dhe unë pikërisht mora iniciativën dhe u apasionova me këtë degë të mjekësisë.

 - Pse keni zgjedhur të keni një klinikë tuajën dhe jo të jeni fizioterapist i një klubi futbolli?

Pas eksperienca te ekipe si Flamurtari, Skënderbeu, kombëtare volejbollit, kombëtare të futbollit, eksperienca në të cilat vihen në provë të fortë aftësitë e tua si profesionist, fitova respektin e protagonistëve kryesorë. Por, mentaliteti i drejtuesve është akoma për t'u formuar në këtë drejtim pasi nuk e kuptojnë rëndësinë e stafit mjekësor dhe nuk investojnë në këtë drejtim, ndaj vendosa t'i përkushtohem klinikës.

 - Si çdo profesion, edhe ky i juaji me siguri ka vështirësitë e veta. A mund të na tregoni disa prej tyre?

Vështirë janë të përditshme, sidomos me sportistët, ku më kryesorja është besimi që ata duhet të kenë te ty. Për të arritur këtë, duhet shumë punë. Tjetër është mungesa e bashkëpunimit mes figurave mjekësore (ortoped, radiolog, ekografist, neurokirurg, fizioterapist) për të arritur një konkluzin. Probleme ka edhe me drejtuesit e skuadrave pasi duan gjithmonë t'i kenë para kohe lojtarët në dispozicion. Por, edhe këta të fundit të vendosin në pozita të vështira pasi duan të rekuperohen pa respektuar kohën e duhur.

- Cili ka qenë momenti më i vështirë në karrierën tuaj?

Më shumë se nga ana profesionale, vështirësitë që të vënë në provë karakterin, ka qenë mungesa e respektit dhe serioziteti i drejtuesve të ndryshëm kundrejt stafeve mjekësore. Kjo ka qenë edhe një aryse e fortë përse u tërhoqa nga ekipet.

 - Jeni cilësuar si fizioterapisti që "fërkon me vaj" nga presidenti Idrizi, ndërkohë që puna juaj dukshëm është shumë më shumë se kaq...

Mendoj se presidenti Idrizi e ka thënë në formë batute, pasi është ai që ka investuar në Shqipëri më shumë për një staf mjekësor. Por, kisha edhe një raport të shkëlqyer me të.

Falë profesionit keni arritur të keni shumë shokë futbollistë. Me cilin prej tyre ke një miqësi të ngushtë?

Të jem i sinqertë nuk i ndaj dot, si me lojtarët, edhe me trajnerët sepse krijohet një miqësi. Respekti është reciprok me të gjithë, por do të veçoja Andi Ribajn dhe Arbër Abilaliajn.

 - Në këtë periudhë merkato ka shumë thashetheme. Me siguri edhe në klinikën tënde "Më the, të thashë" kanë qenë prezente, duke dalë në këtë mënyrë lajmi apo jo?

Kjo është e vërtetë, por gjithmonë ato që dëgjoj i mbaj për vete. Nuk dua që në ndonjë mënyrë të dëmtoj çunat duke dalë informacioni, pasi shumë gazetarë më kontaktojnë për ndonjë informacion.

 - Prej vitesh merresh me "ngritjen në këmbë" të futbollistëve. Teknologjia e mjekësisë ka përparuar ndjeshëm. A ecin paralelisht progresi i futbollit me të mjekësisë?

Në Shqipëri kanë drejtime të ndryshme komplet. Merren stafe pa eksperiencë të nënpaguar dhe u jepen përgjegjësi shumë të mëdha. Një nga këto vendime mund të rrezikojë edhe karrierën e një sportisteje.

 - Një mesazh për gjithë futbollistët, veçanërisht për ata që hedhin hapat e parë në karrierë?

Ajo që dua t'u them për sa u përket dëmtimeve që ata mund të pësojnë të kenë një mjeke, fizioterapsite, masazhatore të besuar dhe t'i drejtohen atij gjithmonë për çdo lloj problemi që mund të kenë.

- Një përshëndetje të veçantë?

Përshëndes gjithë stafin e "Milano Medical Center". / Retin TOKA/

 

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga