Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ Gilberto parashikon derbin: Shënojnë Karabeci dhe Taku...

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ Gilberto parashikon derbin: Shënojnë Karabeci dhe Taku...

Gilberto Fortunato rikthehet të flasë në prag të derbit të kryeqytetit. Ish-sulmuesi i Tiranës, i cili aktualisht luan në kampionatin e Malajzisë me ekipin e PKNP F.C. është futbollisti që i ka dhënë fitoren e fundit bardhebluve në derbi, pikërisht më 7 shkurt 2014 falë golit të shënuar në minutën e 77-të.

Në një prononcim për newsport.al, Gilberto shprehet: "Partizani në fakt ka aktualisht skuadër më të mirë, sepse lufton për titull kampion. Por, derbi ka një specifikë të veçantë dhe nuk ka rëndësi renditja e skuadrave në klasifikim. Unë dëshiroj që të fitojë Tirana, sepse miqtë e mi te skuadra bardheblu kanë kohë që e presin një triumf ndaj Partizanit. Të them të drejtën nuk i kam ndjekur ndeshjet e Tiranës në televizor, por kam parë rezultatet që kanë marrë në kampionat.

Situata që po kalon Tirana në këto momente është gati e njëjtë me atë të sezonit 2014-të kur kërkonte mbijetesën në Superligë. Dhe pikërisht në këtë gjendje arriti ta mposhtte Partizanin. Shpresoj shumë që të përsëritet edhe këtë vit dhe Tirana të fitojë derbin.

Një parashikim? Mendoj 2-0, shënojnë Karabeci dhe Taku.

Mirel Josa? Besoj shumë te eksperienca e tij, sepse ka fituar shumë tituj kampion edhe si trajner", deklaron Gilberto Fortunato për newsport.al.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga