Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ Fieraku i "shkel syrin" Apolonisë, sulmuesi i Superligës: S'di ç'ndodhi me Skënderbeun, ish-klubi nuk më la të lirë

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ Fieraku i "shkel syrin" Apolonisë, sulmuesi i

Niko Zisi nuk është një emër i panjohur në Superligën shqiptare. Ish-sulmuesi i Bylis, Elbasanit dhe Kamzës në elitën shqiptare është pa kontratë pasi pandemia e Covid-19 ka bërë që të largohet nga Donaustauf në Gjermani.

25 vjeçari fierak "i shkel syrin" Apolonisë, teksa në një bisedë për newsport.al tregon se do ishte mirë një rikthim në Shqipëri. Zisi shprehet se në verë ishte gati për të firmosur me Skënderbeun, duke zhvilluar edhe stërvitje me korçarët, mirëpo ish-skuadra e tij Kamza nuk i dha letrat e largimit derisa gjeti akordin në Gjermani. Sulmuesi e ka nisur karrierën në Greqi, duke qenë produkt i Akademisë së Aris.

Kontakte me klube nga Superliga?

Të them të drejtën tani jo. Do ishte mirë që të rikthehesha në Shqipëri, diçka pozitive në vendlindje. Jam një lojtar i lirë. Situata me Covid në Gjermani bëri që mos prisja për të nisur sezonin me klubin që isha së fundmi.

Në verë ishit pjesë e Skënderbeut, ç'ndodhi?

Nuk kam qenë në një provë, më kontaktuan dhe shkova. Nuk e di se çfarë ndodhi pasi nuk firmosa, mbase trajneri nuk u bind nga ato pak ditë sepse unë e kisha mendjen te prishja e kontratës me Kamzën deri në dhjetor. Nuk më lanë të lirë dhe deri në dhjetor mbeta pa ekip.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga