Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Intervista/ Elis Bakaj flet pas firmës me Vllazninë, çfarë e bindi të zgjidhte kuqeblutë

Shkruar nga NEWSPORT
Intervista/ Elis Bakaj flet pas firmës me Vllazninë, çfarë

Elis Bakaj ka dalë sot në stërvitje me Vllazninë. Pas firmës me klubin shkodran, sulmuesi 28-vjeçar ka dalë në fushën e stërvitjes me ekipin e tij të ri, ndërsa ka dhënë edhe një intervistë për shtyp për të folur për zgjedhjen e tij, të ardhmen, objektivat me kuqeblutë dhe ka dhënë gjithashtu edhe një vlerësim për tifozët e Vllaznisë.

"Sot është zyrtarizuar kalimi im te Vllaznia. Unë e kam për nder që vesh fanellën e kësaj skuadre, e cila është me shumë emër në futbollin shqiptar.

Kam ardhur të jap maksimumin për të ndihmuar Vllazninë në objektivat që ka.

Unë e pranova me kënaqësi ftesën e klubit për të luajtur me Vllazninë, një skuadër e cila ka tifozë të mrekullueshëm dhe emra të mëdhenj të futbollit shqiptar kanë dalë nga kjo skuadër.

Kam vënë re se Vllaznia ka një ekip të mirë, me kualitet dhe me futbollistë të rinj. Mendoj se problemi është mungesa e besimit në vetvete, duhet të kenë më shumë besim në aftësitë e tyre.

Forma ime? Të them të drejtën nuk jam në 100% të formës sime, sepse kam dy muaj pa luajtur ndeshje zyrtare.

Megjithatë, unë jam profesionist dhe jam stërvitur përditë, madje edhe me ekipin e Tiranës dhe besoj se shumë shpejt do të arrij formën time më të mirë.

Për sa u përket tifozëve të Vllaznisë, di të them vetëm se ata janë tifozë të mrekullueshëm. Unë jam i ri në këtë ekip, por di vetëm se çdo skuadër ka nevojë për tifozët që të jenë të shumtë në stadium.

Unë iu bëj thirrje që të vijnë në stadium sa më shumë që ta mbështetin ekipit, në mënyrë që ne ta çojmë Vllazninë aty ku ata e kanë parë më herët dhe ku duhet të jetë kjo skuadër", tha Elis Bakaj në konferencën për shtyp.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga