• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Home
KOMBETARJA

INTERVISTA EKSKLUZIVE/ Po çmend Kroacinë, talenti shqiptar i Lokomotivës së Zagrebit thirrje publike Erjon Bogdanit: Më merr në Kombëtare, më le vetëm 10 minuta në lojë

September 28, 2017 KOMBETARJA, KRYESORE 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
INTERVISTA EKSKLUZIVE/ Po çmend Kroacinë, talenti shqiptar i Lokomotivës së Zagrebit thirrje publike Erjon Bogdanit: Më merr në Kombëtare, më le vetëm 10 minuta në lojë
KOMBETARJA
Lirim Kastrati

Thonë se në jetë luan një rol të madh fati, por në fakt në futboll kjo shprehje duket se nuk gjen shumë vend. Shumë punë, kokëulur dhe me ambicie të qarta. Përfundimi? E shikon veten të luash në Europë për ekipe të njohura europiane. Kështu i ka ndodhur edhe Lirim Kastratit, 18-vjeçarit të talentuar që ka dhënë një intervistë ekskluzive për newsport.al.

Sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit të U-19 ishte protagonist në Champions League për të rinjtë, pasi arriti t’i shënonte Dinamos së Bukureshtit. Nga skuadra amatore e Kikës, te Shkëndija e Tiranës dhe tashmë në kampionatin kroat me një nga ekipet më të njohura, Lokomotivën e Zagrebit. Në pak muaj, Kastrati ka arritur t’i bëjë për vete të gjithë.

Por, ai ka një peng në këtë karrierë të ndritur që sapo ka nisur, Kombëtaren. Prej disa kohësh është lënë në harresë. Ai është pjesë e Kosovës U-19, por dëshira e tij është të luaj vetëm për kuqezinjtë. Madje arrin aty derisa thotë: “Ne kemi vetëm një flamur. Ai i Kosovës nuk është i vërtetë”.

– Një hap i madh në karrierën tënde, nga Shkëndija e Tiranës te Lokomotiva e Zagreb, si është e mundur?
Ju falënderoj për intervistën. Për mua është kënaqësi e madhe të flas për një media të vendit tim. Te Lokomotiva e Zagrebit jam transferuar në shkurt e tashmë jam ambientuar mjaft mirë.

– Shënuat një gol mjaft të rëndësishëm në Champions League, për të rinjtë. Si u ndjetë?
Po është e vërtetë. Luajtëm kundër Dinamos së Bukureshtit dhe arrita të shënoja golin e parë. Emocionet ishin të shumta, megjithatë vendosmëria për të bërë më shtyu të përqëndrohesha edhe më shumë në lojë.

– Çfarë të shkoi në mendje në atë moment?
Të gjithë sakrificat që kam bërë për të arritur këtu ku jam sot.

– Kujt ia dedikoni suksesin tuaj, nëse mund ta quajmë të tillë, pasi jeni akoma i ri?
Shumë pak njerëzve që më kanë dashur të mirën që në fillimet e mia.

– Cilat janë synimet e tua?
Dua të jem simbol i të gjithë shqiptarëve.

– Simbol i të gjithë shqiptarëve është shqiponja dykrenare…
E kisha me idenë që të gjithë shqiptarët të krenohen me mua. Të arrij majat në futbollin europian dhe të kenë me kë të mburren.

– Keni marrë ftesë nga Kombëtarja U-19?
Jo, s’kam marrë. Para dy vitesh isha pjesë e U-17-ës. Kam qenë një herë në grumbullim me U-19, por kisha gishtin e thyer. U futa ashtu në lojë dhe të gjithë më bënë komente pozitive. Më pas nuk më thirrën më.

– Cila është arsyeja apo s’e morët vesh kurrë?
Nuk e di. S’besoj se kam unë një përgjigje për këtë.

– Tashmë i jeni bashkuar Kosovës U-19?
Po i jam bashkuar sepse më kanë ftuar. Por, dua të them sërish që dëshira ime është të luaj për Kombëtaren U-19.

– Domethënë do ta linit Kosovën për Shqipërinë?
Dëshira ime është të kontribuoj për flamurin e vërtetë, shqiponjën kuqezi dhe asnjë tjetër.

– Edhe flamuri i Kosovës është fizikisht i vërtetë…
Jo, aspak. Shqiptarët kanë vetëm një flamur dhe për atë flamur dua të luaj dhe unë.

– Si i komenton zgjedhjet e Rashicës, Rrahmanit dhe disa të tjerëve që lanë Shqipërinë për Kosovën?
Besoj se nuk kanë pasur vend në formacionin titular dhe ndaj janë larguar.

– Pra, edhe ju nëse s’iu japin një vend titullari, do të largoheshit?
Jo, asnjëerë pasi kam besim te aftësitë e mia dhe besoj se do të jem titullar duke kontribuar për fanelën kuqezi.

– Po ke një kërkesë publike për Erjon Bogdanin?
Më merrni në Kombëtare vetëm për një ndeshje. Vetëm 10 minuta më lini në fushë dhe pastaj vendosni ju nëse do të mbani apo jo. Kaq i kërkoj, vetëm 10 minuta lojë.

– Flitet se në Kroaci po përgatisin dokumentet për t’iu marrë në Kombëtare. Është e vërtetë?
Po është e vërtetë, ma kanë komunikuar, por u kam thënë që pres Shqipërinë

– Ju jeni edhe pjesë e skuadrës së parë apo jo?
Po jam grumbulluar disa herë me ekipin e parë të Lokomotivës, si në ndeshjen ndaj Rijekës, kampionatit të Kroacisë. Te U-19 jam lojtar kryesor, ndërsa në ekipin e parë më thirrin shpesh.

– Një mundësi tjetër para se të fton Shqipëria do ta ndërronte mendjen?
Asnjëherë. Jam i bindur në aftësitë e mia dhe kam besim që do të më marrin shumë shpejt.

– A keni pasur paragjykime në Kroaci se jeni shqiptar?
Nëse je i mirë dhe sheh punën tënde të do edhe shteti serb.

– Kush të ka ushqyer me kaq shumë dashuri për Shqipërinë?
Babai im. Është ëndrra e tij të më shohë në fushë me fanelën kuqezi.

– Gjatë gjithë kësaj interviste mendon se ka harruar diçka?
Jo, nuk kam harruar. E lashë vetë për në fund. Dua të falënderoj klubin e KF Kikës për kontributin e dhënë për mua. Është një ekip në fshatin Hogosht pranë Gjilanit dhe gjej rastin të përshëndes të gjithë tifozët, veçanërisht tifo-grupin “Ultar-Luanët”. Suksesi im i dedikohet atyre. /Retin TOKA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article FSHF cakton ditën e ndeshjes, Flamurtari i bën shkresë zyrtare: Kërkojmë shtyrjen e takimit
Previous article Pas Korçws dhe Elbasanit, projekti i UEFA-s “GRASSROOTS” zbret në Durrës

Cila skuadër do të bëjë merkato më cilësore në verë?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares nuk njeh pushime, vijon me stërvitjet individuale
June 29, 2022

VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares nuk njeh pushime, vijon me stërvitjet individuale

ZYRTARE/ Kukësi plotëson dëshirën e Gegës, prezantohet afrimi i radhës
June 29, 2022

ZYRTARE/ Kukësi plotëson dëshirën e Gegës, prezantohet afrimi i radhës

VIDEO/ GOL dhe asist në 19 minuta, Ernest MUÇI i tregon vendin kampionëve të Austrisë
June 29, 2022

VIDEO/ GOL dhe asist në 19 minuta, Ernest MUÇI i tregon vendin kampionëve të Austrisë

EKSKLUZIVE/ Skënder GEGA ndryshon stafin e Kukësit, largon trajnerin e Kombëtares dhe merr dy "dinamovitë"
June 29, 2022

EKSKLUZIVE/ Skënder GEGA ndryshon stafin e Kukësit, largon trajnerin e Kombëtares dhe merr dy "dinamovitë"

LAJMI I FUNDIT/ Gega e merr me vete, fantazisti brazilian i Skënderbeut firmos me Kukësin (DETAJE)
June 29, 2022

LAJMI I FUNDIT/ Gega e merr me vete, fantazisti brazilian i Skënderbeut firmos me Kukësin (DETAJE)

EKSKLUZIVE/ Tirana paguan Tim VAYRYNEN dhe zhbllokon merkaton, Teuta ende në "pit-stop" të FIFA-s (DOKUMENTET)
June 29, 2022

EKSKLUZIVE/ Tirana paguan Tim VAYRYNEN dhe zhbllokon merkaton, Teuta ende në "pit-stop" të FIFA-s (DOKUMENTET)

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Lajmet e fundit

___

Jun 29 7:00 PM
Conference League

LIVE/ Do ishte autogol spektakolar, Bitri për pak e katranos te Partizani (VIDEO)

Jun 29 6:48 PM
KOSOVA

ZYRTARE/ Kryeqytetasit drejt shkrirjes, plot 9 largime brenda 3 orësh

Jun 29 6:26 PM
MAQEDONIA

ZYRTARE/ 6 muaj pa skuadër pas largimit nga Dinamo, firmos Enis Gavazaj

Jun 29 6:11 PM
VENDI

VIDEO-LIVE/ Miqësorja Partizani – Maribor, ja ku mund ta ndiqni ndeshjen

Jun 29 6:05 PM
FACENEWS

VIDEO/ Befason Milot Rashica, sulmuesi i Kosovës nis stërvitjen në “Niko Dovana” të Durrësit

Jun 29 5:50 PM
VENDI

Formacioni i Partizanit për miqësoren kundër Maribor, Mehmeti befason në mesfushë

Jun 29 5:44 PM
VENDI

TIRANA gjen zëvendësuesin e Hoxhallarit, kampionët akord me shqiptarin nga Maqedonia e Veriut

Jun 29 5:25 PM
VENDI

Shtyhet miqësorja me Maribor, PARTIZANI njofton orarin e ri

Jun 29 5:15 PM
KOMBETARJA

VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares nuk njeh pushime, vijon me stërvitjet individuale

Jun 29 4:58 PM
VENDI

15 milionë euro në sezon, ARSYEJA pse Tirana shihet si jofavorite kundër Dudelange

Jun 29 4:44 PM
BOTA

Mourinho e do në ekip, Inter kërkon “t’i prishë mendjen” Marash KUMBULLËS

Jun 29 4:21 PM
FACENEWS

Rinovoi me Kastriotin, shkodrani premton: Do shihni një skuadër luftarake, faleminderit president

Jun 29 4:07 PM
FACENEWS

Presidenti i BYLISIT josh ish-mesfushorin e PARTIZANIT: Të shkon kjo stemë

Jun 29 3:51 PM
KRYESORE

ZYRTARE/ Kukësi plotëson dëshirën e Gegës, prezantohet afrimi i radhës

Jun 29 3:40 PM
BOTA

VIDEO/ Kristjan ASLLANIN e presin si hero te INTER, shqiptari kalon testet mjekësore

Jun 29 3:29 PM
KRYESORE

VIDEO/ GOL dhe asist në 19 minuta, Ernest MUÇI i tregon vendin kampionëve të Austrisë

Jun 29 3:14 PM
BOTA

Bastet injorojnë Tiranën në Champions, habit Duddelange si favorite (KOEFICIENTËT)

Jun 29 2:57 PM
KRYESORE

EKSKLUZIVE/ Skënder GEGA ndryshon stafin e Kukësit, largon trajnerin e Kombëtares dhe merr dy “dinamovitë”

Jun 29 2:42 PM
GOSSIP

Shkëlqeu dhe shënoi në “Air Albania”, ylli i ROMËS kapet “mat” me parukieren shqiptare

Jun 29 2:32 PM
SPORTMIX

Tirana përfaqëson Shqipërinë në Europë, Olympiacos pret bardheblutë në turin e dytë (SHORTI)

Jun 29 2:16 PM
KRYESORE

LAJMI I FUNDIT/ Gega e merr me vete, fantazisti brazilian i Skënderbeut firmos me Kukësin (DETAJE)

Jun 29 2:03 PM
VENDI

15 milionë lekë premio, Bashkia e Tiranës “hap thesin” për kampionët e Shqipërisë

Jun 29 1:47 PM
VENDI

ZYRTARE/ Flamurtari “plaçkit” në Kategorinë e Parë, firmos me lojtarin e Butrintit

Jun 29 1:39 PM
KRYESORE

EKSKLUZIVE/ Tirana paguan Tim VAYRYNEN dhe zhbllokon merkaton, Teuta ende në “pit-stop” të FIFA-s (DOKUMENTET)

Jun 29 1:17 PM
VENDI

Nga Dinamo përfundon jashtë Shqipërisë, mesfushori zyrtarizohet te klubi izraelit

Jun 29 12:59 PM
VENDI

FOTO/ Më shumë hapësira në mesfushën e Partizanit, Murataj përcjell me mesazh Herald Markun

Jun 29 12:40 PM
VENDI

Vite me radhë pjesë e Kastriotit, shkodrani zë vendin e Nezirit dhe “gradohet” kapiten

Jun 29 12:21 PM
BOTA

E ardhmja e Neymar larg PSG-së, shoku i skuadrës i tregon se ku duhet të shkojë  

Jun 29 12:03 PM
BOTA

“Gjak zikaltër”, LUKAKU “ndjek” ASLLANIN te Inter: Jam shumë i lumtur!

Jun 29 11:44 AM
VENDI

Atmosfera/ Tifozët dhe gazetarët shoqërojnë Vllazninë para Austrisë, kërkesa e veçantë për Josën (VIDEO)

Jun 29 11:25 AM
KRYESORE

“Markun e doja unë”, JOSA para nisjes në Austri: 3 ndeshje miqësore(datat) dhe gjendja e Latifit

Jun 29 11:05 AM
KRYESORE

Tirana në Champions League, kryebashkiaku Veliaj i “bekon” para sfidës së rëndësishme

Jun 29 10:44 AM
VENDI

ZYRTARE/ U shpall kampion me Elbasanin, zbulohet e ardhmja e mbrojtësit shtatlartë

Jun 29 10:29 AM
KRYESORE

Bylis nuk nxitohet me transferimet, “hedh sytë” nga vendi i talenteve dhe u jep mesazh moshave

Jun 29 10:12 AM
VENDI

8 afrime për Superioren, Flamurtari “ndez motorët” me lojtarë “elite” në Kategorinë e Parë

Sondazh

Cila skuadër do të bëjë merkato më cilësore në verë?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • FITNESS
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P