Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

“Interin nuk e prisja që të ishte kaq dominues”, ish-trajneri i Juventusit: Doja që bardhezinjtë të garonin më shumë

Shkruar nga NEWSPORT
“Interin nuk e prisja që të ishte kaq dominues”,

Interi këtë sezon po kryeson me diferencë ndaj rivalëve në garën për titullin kampion. Zikaltërit udhëheqin me 9 pikë më shumë se Juventusi i vendit të dytë, ndërsa janë në garë edhe Champions League.

All - Paragraf - 3

Simone Inzaghi po drejton një super skuadër  duke vënë kështu një “dorë” te titulli kampion në Serie A. Ecuria e zikaltërve i ka bërë përshtypje edhe ish-trajnerit të Juventusit, Marcelo Lippi. Ky i fundit thekson se nuk e priste aspak një ecuri të tillë të Interit në këtë sezon.

“Nuk e prisja që Inter të shfaqej kaq dominues. E dija se do të ishte një shkallë më lartë se pjesa tjetër, por jo me këtë diferencë.

Ka nëntë pikë më shumë se ndjekësja më e afërt, fiton edhe kur bën ndryshime në formacion, mendoj se kanë gjithçka për të qenë kampionët e Italisë. Nga ana tjetër, prisja që Juventusi të garonte më shumë dhe të mos kishte kaq diferencë me Interin, të paktën në këtë pikë të kampionatit”, u shpreh Lippi.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7