Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi nuk i jep minutat e dëshiruara, mesfushori transferohet në Angli

Shkruar nga NEWSPORT

Stefano Sensi do të largohet nga Interi. Mesfushori është një hap larg transferimit te Leicester City në Championship-in anglez. Minutat e pakta që Sensi ka patur këtë sezon, kanë sjellë dhe marrjen e këtij vendimi për t’u larguar.

Klubi anglez do t’i paguajë Interit 2 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset. Kjo shumë është simbolike, pasi kontrata e mesfushorit me Interin skadon në qershor të këtij viti.

28-vjeçari italian do të firmosë kontratë 1-vjeçare me Leicester. Por ka opsion edhe për 1 vit tjetër në rast se ekipi ngjitet në Premier League. Shanset që “dhelprat” të rikthehen në elitën e futbollit anglez janë të larta, pasi ata renditen në vendin e parë, plot 7 pikë larg ndjekësit më të afërt.

[caption id="attachment_720861" align="alignnone" width="512"]Stefano Sensi Stefano Sensi[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga