
Drejtori sportiv i Interit Giuseppe Marotta zbuloi në një intervistë për mediat italiane se kluni zikaltër po punon për të finalizuar me sukses transferimin e kapitenit të Atletico Madridit Diego Godin për t'u veshur me fanelën e Interit për sezonin e ardhshëm.
Uruguajani mbetet dëshirë prej një viti e drejtusve të Interit dhe pavarësisht dy tentativave të dështuara për të ardhur në Itali në verë dhe merkaton e dimrit, sezoni i ri mund ta gjejë Godinin në "San Siro".
"Më vjen mirë që po luan në nivele të larta dhe shënoi mbrëmë ndaj Juves. Kemi negociata të avancuara për transferimin e tij dhe shpresoj që sa më shpejt të vijë zyrtarizimi", tha Marotta.
Poll