Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Interi i tregoi Juventusit diferencat", Capello i del në mbrojtje Allegrit: Nuk ka në ekip Mbappen që të shënojë gola

Shkruar nga NEWSPORT
"Interi i tregoi Juventusit diferencat", Capello i del në

Fabio Capello vazhdon që të jetë një nga zërat më kritik të futbollit italian. Ish-trajneri i Milanit, Real Madrid dhe Juventusit ka folur së fundmi për ecurinë e këtyre të fundit dhe formën e tyre momentale.

Capello thotë se ndeshja që “Zonja” luajti përballe Interit tregoi edhe diferencat që këto dy ekipe kanë me njëri-tjetrin kur vjen pun ate kualiteti i lojtarëve. Ai gjithashtu mbështet trajnerin Allegri, duke thënë se ai nuk ka në ekip as Mbappen apo Vinincius Jr që të shënojë gola dhe të marrë pikë nëpër ndeshje.

“Përballja me Interin i tregoi lojtarëve të Juventusit diferencat e vërteta. Pavarësisht se ndeshja u mbyll 1-0 në fushë kishte shumë diferencë dhe pas asaj sfide, futbollistët e Juventus humbën përqëndrimin dhe adrenalinën. Tani Juventusi pëson shumë dhe unë mendoj se problemi i tyre nuk është sulmi apo fakti që Allegri nuk luan me tre sulmues.

Problemi i vërtetë është mbrojtja dhe kualiteti i pakët në organikë. Allegri nuk ka as Mbappen dhe as Vinicius Junior në sulm për të shënuar gola dhe për të marrë pikët. Nëse Allegri këmbëngul te 3-5-2, do të thotë se ajo është skema më e mirë për momentin dhe që i ofron më shumë ekuilibër. Çdo trajner bën më të mirën për skuadrën e tij”, është shprehur Capello.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga