Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi i sotëm dhe objektivat, ''timonieri'' Conte jep sqarimin

Shkruar nga NEWSPORT
Interi i sotëm dhe objektivat, ''timonieri'' Conte jep

Nesër Inter luan ndeshjen e kthimit ndaj Ludogorets në Europa League, me të parën që kishte përfunduar në 0-2 për zikaltërit. Në intervistën e zakonshme para ndeshjes, trajneri Conte ka shpjeguar situatën aktuale të atyre që ka në dispozicion por pak fjalë tha dhe për  90 minutëshin e nesërm.

Conte shprehet: ''Rikuperimi i Handanovic? Nuk e di, nuk mund të përgjigjem sot. Gjëja më e rëndësishme është të kalojmë në raundin e 1/8 së finales. Ne e dimë se çdo garë fsheh kurthe, fillojmë nga rezultati i mirë i ndeshjes së parë, por çdo lojë fillon nga 0-0. Ne duhet të bëjmë një lojë të mirë, me bindje dhe dëshirë për të fituar . Sigurisht që këto gara janë teste të mëtejshme për të kuptuar se si disa lojtarë janë fizikisht dhe taktikisht, ata janë duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të përmbushur kërkesat e mia.Ne ishim të përqendruar për ndeshjen me Sampdorian, shtyrja ndryshoi situatën. Por në të njëjtën kohë ne u stërvitëm, ne po përgatitemi për këtë cikël lojërash me të cilat do të ballafaqohemi''.

'' Në fund, ne do të shohim se çfarë mund të bëjë Interi. Është një fazë që përcakton pozicionin tonë bazuar në rezultate. Në fund të këtij cikli do të shohim se çfarë ambicie mund të kemi, në cilin pozicion do të jemi. Të luash pas dyerve të mbyllura sigurisht që nuk është e bukur, në fund të fundit futbolli ka nevojë për publikun, që të ndiejë atmosferën përreth tij që është gjëja më e bukur përtej lojës, por urojmë që gjithçka të kthehet në normale sa më shpejt të jetë e mundur " - përfundon ai.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga