
Tajon Buchanan praktikisht mund ta konsiderojë një futbollist të Interit. “Nerazzurrët” kanë arritur marrëveshjen me Brugge dhe tashmë mes dy ekipe po diskutohet vetëm detajet e fundit.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se për kanadezin, drejtuesit e Interit do të paguajnë 8 milionë euro plus bonuse. Ndërkohë mësohet se fillimisht skuadra belge kërkoi 12 milionë euro, por tashmë ka ulur pretendimet dhe ka rënë dakort për një shifër më të ulët.
Pritet vetëm zyrtarizimi i 24-vjeçarit, i cili do të zbarkohë në Itali pas vitit të ri. Menjëherë palët do të firmosin kontratën dhe kanadezi do të vihet nën urdhrat e Simone Inzaghit.
Poll