
Interi ka gjetur pasuesin e Samir Handanoviç . Bëhët fjalë për portierin brazilian të Cruzerios Gabriel Brazao. Portieri i datëlindjes 2000 ka gjetur marrëveshjen me skuadrën zikaltër dhe do të huazohet deri në fund të sezonit te Chievo për të firmosur më pas një kontratë 5 vjeçare me Interi.
Brazao konsiderohet një nga portierët më të talentuar në Brazili dhe për këtë arsye drejtuesit e Interi ka nxituar të mbyllin marrëveshjen me lojtarin për të shmangur konkurrencën e skuadrave të tjera. Duke parë që Handanoviç është në një moshë të madhe Interi po mendon për të ardhmen dhe duket se ka gjetur portierin e duhur. Firmosja e kontratës do të ndodh në Kili aty ku lojtari është i angazhuar me përfaqësuesen braziliane të U-20.