Interi mendon të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit kanë nisur nga puna për të sjellë në Itali lojtarët e kërkuar nga Simone Inzaghi. Timonieri ka kërkuar që para datës 8 korrik ekipi të jetë i kompletuar, ku më pas do të nisin edhe fazën përgatitore.
Reparti i mbrojtjes është një nga pikat ku kërkohet ndërhyrje dhe pikërisht për këtë është gjetur marrëveshja me një mbrojtës. Në këtë mënyrë zikaltërtit kanë arritur marrëveshjen me Yann Bisseck, i cili aktualisht është i angazhuar me Gjermaninë U-21 në kampionatin Europian të kësaj grupmoshe.
Palët kanë arritur akordin dhe skuadra italiane do të paguajë klauzolën prej 1 milionë euros te skuadar e Aaraut.
Jo vetëm me Bisseck, por zikaltërtit kanë arritur marrëveshejn edhe me Cesar Azpilicuetën, me këtë të fundit që pritet vetëm zyrtarizimi. Në këtë mënyrë reparti i mbrojtjes bëhet “top”.
[caption id="attachment_698058" align="alignnone" width="960"] Yann Bisseck[/caption]