Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Inter provokon Napolin përpara takimit, bën gati ofertën për Hysajn

Shkruar nga NEWSPORT
Inter provokon Napolin përpara takimit, bën gati ofertën për

Elseid Hysaj bëhet mollë sherri mes Napolit dhe Interit. Nesër në mbrëmje zikaltrit do të presin të kaltrit në “San Siro” dhe në ekipin kundërshtar është një futbollist që mund të veshë fanellën zikaltër për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili me performancat e shumta ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha në Europë.Ditën e djeshme ka qenë “Daily Star” që ka publikuar lajmin se në garë për shërbimet e shqiptarit është futur edhe Interi. Mirëpo zikaltrit, përveçse duhet të bëjnë ofertën e duhur në drejtim të Napolit, fillimisht duhet të thyejnë edhe konkurrencën e disa skuadrave të mëdha që kërkojnë Hysajn.

Përveç zikaltërve, edhe Liverpuli, bashkë me Bajernin e Mynihut dhe Atletiko e Madridit janë gati ta transferojnë futbollistin për merkaton e verës. Gjermanët duken më të avantazhuarit, sepse në fund të këtij viti Lahm do t’i japë fund karrierës dhe Ançeloti e ka piketuar si zëvendësuesin e tij.

Në skuadrën e Napolit mund të ndihen të provokuar, sepse pak orë përpara ndeshjes që do të luajnë dy skuadrat, Interi tenton të joshë një nga shtyllat e mbrojtjes së Sarrit. Hysaj është nga ata që mund të luajë mjaft mirë në të dy krahët e mbrojtjes dhe kjo e intrigon akoma më shumë Interin për ta pasur në organikë. Napoli ka vendosur një klauzolë për futbollistin shkodran, i cili nuk mund të largohet nga skuadra pa një ofertë 50 milionë euro. Megjithatë, “Daily Star” shkruan se edhe për një ofertë 20 milionë euro, Napoli mund të futet në bisedime për shitjen e kartonit të mbrojtësit shqiptar. Nesër në mbrëmje, ai pritet të jetë titullar.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga