Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Inter në shitje? Presidenti Zhang i vë vulën!

Shkruar nga NEWSPORT
Inter në shitje? Presidenti Zhang i vë vulën!

Sot ka qenë një ditë e rëndësishme për klubin e Interit teksa është mbledhur Bordi i Drejtorëve dhe aksionerëve, ku kanë miratuar pasqyrat financiare të vitit të shkuar me një humbje prej 140 milionë eurosh.

Veç të tjerash, një temë e rëndësishme e prekur nga aksioneri kryesor, Steven Zhang ka qenë ajo e shitjes së klubit. Pronari kryesor i Suning, ka deklaruar se projekti është afatgjatë dhe zikaltërit nuk janë në listën e bizneseve të tij për t’u shitur. Në konferencën e mbajtur sot paradite, presidenti i Interit ka thënë:

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në këtë periudhë komplekse, por jo dashuria jonë për Interin dhe pasioni ynë. Kanë qenë 3 vite të vështira, por i kemi përballuar bashkë me vendosmëri dhe ambicie, duke fituar tre tituj pas 11 vitesh pritje. E ardhmja e klubit nuk ka qenë kurrë në pikëpyetje dhe vizioni ynë për Interin është i qartë. Angazhimi ynë është afatgjatë, që synon të garantojë një të ardhme që i përshtatet historisë së ngjyrave tona. Është e nevojshme të vazhdojmë në këtë rrugë, të shtyrë nga ambicia sportive, falë pasionit të tifozëve tanë në mbarë botën. Pikërisht për ta klubi po lufton për yllin e dytë, për fitoren në të gjitha fushat e lojës dhe është i përkushtuar në të gjitha tryezat institucionale për të siguruar një projekt rritjeje të qëndrueshme për këtë sektor.

E ardhmja - Kam lexuar se e ardhmja e klubit është e pasigurt, por siç kam thënë gjithmonë, angazhimi ynë afatgjatë ka qenë gjithmonë i qartë. Ne kemi treguar se jemi në rrugën e duhur për ta çuar klubin drejt sukseseve të reja. Ne synojmë përmirësime të vazhdueshme brenda dhe jashtë fushës. Për sa kohë që jemi këtu te Interi, do të synojmë gjithmonë të përmirësohemi nga çdo këndvështrim: nga të ardhurat te qarkullimi, nga konkurrueshmëria te rezultatet sportive.Stadiumi nuk është i përshtatshëm për pritshmëritë tona dhe tifozët për eksperiencën që meritojnë. Projekti për stadiumin e ri është thelbësor për rritjen dhe punën tonë”, ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga