Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Immobile drejt largimit nga Lazio, bomberi italian preferon kalimin në Milano

Shkruar nga NEWSPORT
Immobile drejt largimit nga Lazio, bomberi italian preferon kalimin në

“Martesa” mes Ciro Immobile dhe Lazios duket drejt fundit. Palët mund të ndajnë rrugët mes tyre në fund të këtij sezoni, pasi siç dihet tashmë marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira.

Sulmuesi italian këtë sezon nuk preferohet nga stafi i Lazios dhe në këto kushte nuk ka mundur të luajë si titullar në Serie A. Sipas mediave italiane bëhet me dije se 34-vjeçari preferon kalimin në Milano.

Immobile iu është vetëofruar Interit dhe tashmë kanë nisur zërat e një ribashkimi të mundshëm me Simone Inzaghin. Por nga ana tjetër drejtuesit e Interit kanë refuzuar nisjen e negociatave me sulmuesin. Kujtojmë që kontrata aktuale e bomberi përfundon në qershor të vitit 2026.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga