Janë luajtur sot 4 ndeshjet e javës së dytë për EURO 2023 për grup moshat U-21. Gjermania ka bërë dramën e radhës këtë herë ndaj Çekisë. Gjermanët u mposhtën me shifrat 2-1 dhe tashmë janë shumë larg kualifikimit.
Nga ana tjetër futbollisti shqiptar, Kastriot Imeri nuk mjafton për Zvicrën. Të rinjtë e “Helvetëve” u mposhtën me shifrat 3-2 nga Italia. Këta të fundit e mbyllën llogaritë që në pjesën e parë ku shënuan plot 3 herë.
Anglia dhe Franca bën detyrën përkatësisht ndaj Izraelit dhe Norvegjisë. “3 Luanët” shënuan nga një gol për çdo pjesë duke blinduar kështu kreun. Për “Gjelat” mjafton një gol në minutën e 57-të për t’u kualifikuar më tej.
[caption id="attachment_698155" align="alignnone" width="668"] Rezultatet[/caption]