Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Asistoi 2 herë në fitoren e Inter Miamit, Lionel Messi: Pushimi nuk është për mua, më duhet të konkurroj

Shkruar nga NEWSPORT
Asistoi 2 herë në fitoren e Inter Miamit, Lionel Messi: Pushimi nuk
Lionel Messi

Lionel Messi është rikthyer të jetë protagonist me Inter Miamin. Argjentinasi asistoi 2 herë në fitoren 2-1 të skuadrës së tij ndaj Atlas në League Cup.

Një fitore shumë e rëndësishme për amerikanët, ndërsa edhe “Pleshti” rikthehet të udhëheqë të tijtë pas një pauze për shkak pezullimi. Ish-kapiteni i Barcelonës shprehet se nëse disa lojtarëve pushimi iu bën mirë, për të ndodh e kundërta.

“E vërteta është se ishte e vështirë që nuk luajta atë ditë. Edhe nëse pushimi duket më mirë, për mua është më keq sepse më duhet të konkurroj.

Fizikisht ndihem më mirë sa më shumë ndeshje të luaj dhe të futem në ritëm. Të shtunën nuk më lanë të konkurroj dhe e ndjeva këtë në pjesën e parë, por e rëndësishme është që fituam”, ka theksuar argjentinasi.

Kujtojmë se Messi ka shënuar ose asistuar në 21 nga 27 golat e fundit të Inter Miami në të gjitha garat, që nga 28 maji i këtij viti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga