Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Një emër i njohur për klubet shqiptare, sulmuesi transferohet në Lituani

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Një emër i njohur për klubet shqiptare, sulmuesi
Ronald Sobowale

Ronald Sobowale ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij duke u larguar nga Prishtina. Sulmuesi 28-vjeçar është transferuar përfundimisht në elitën e futbollit lituanez.

Sobowale do të veshë sezonin e ardhshëm fanellën e skuadrës së Džiugas, me të cilët ka firmosur kontratë 1-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra lituaneze nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Aventura e tij me Prishtinën sezonin e kaluar nuk ishte ndër më të mirat, pasi shënoi vetëm një gol në 14 ndeshje në kampionat. Ndërsa në Superiore me Laçin para dy sezonesh, Sobowale shënoi 9 gola në 36 ndeshje të zhvilluara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Džiugas - oficialus (@fcdziugas)

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga