Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Do të sfidojnë Dinamon në Conference League, Hajduku transferon lojtarin që ka fituar titullin me Milan

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Do të sfidojnë Dinamon në Conference League, Hajduku
Ante Rebic

Hajduk Split ka bërë një transferim shumë të rëndësishëm në merkato. Kroatët kanë afruar në ekip Ante Rebiç.

Një nga sulmuesit më të mirë kroat ka nënshkruar kontratë me Hajduk për 1 sezon dhe tashmë menjëherë do t’u bashkohet në seancat stërvitore. Rebic kthehet në ligën kroate pas një karriere të gjatë ndërkombëtare.

Fiorentina, Leipzig, Eintracht Frankfurt, Besiktas, Lecce dhe Verona. Ndërkohë ka luajtur për disa sezone edhe me Milan, madje është shpallur edhe kampion me kuqezinjtë.

Vlen të theksohet se Hajduku është kundërshtari i Dinamos në fazën e 3-të të Conference League dhe transferimi i Ante Rebic bëhet një “rrezik” për  ekipin e Ilir Dajës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga