
Cancelo dhe Ronaldo
Joao Cancelo zhvilloi paraqitje pozitive me Al-Hilal në Botërorin e Klubeve, duke iu rikthyer vazhdimësisë. Por një situtatë e çuditshme ka trazuar “ujërat” së fundmi për portugezin.
Ai ndodhet me pushime në vendlindje, ndërsa mbëmjen e djshme është përfshirë në një sherr. Specifikisht, Cancelo kishte zgjidhur të kalonte pak çaste në një diskotekë.
Pasi qëndroi për disa momente në zonën VIP, nuk hezitoi t’i bashkohej turmës, aty ku ndodhi edhe përplasja me një person. Mbrojtësi luzitan në gjaknxehtësi e sipër goditi me grusht personin, ndërsa ky i fundit, mbeti i gjakosur. Policia shkoi menjëhere në vendngjarje, por deri tani nuk ka një kallëzim kundër Cancelos.
Poll