
Mund të thuhet pa frikë se Achraf Hakimi përjtoi sezonin më të mirë në karrierë me PSG-në. Jo vetëm u shapll kampion i trefishtë me francezët, por tregoi se është një lojtar kyç në planet e trajnerit Lusi Enrique. Por së fundmi në median transalpine “Le Parisien”, Hakimi akuzohet për përdhunim.
Më tej thuhet se ai e ka kyer këtë akt kundër një vajze, e cila ka qenë në banesën e tij. Ky episod ka të bëjë me vitin 2023. Konkretisht në 8 shkurt të vitit 2023, mbrojtësi maroken dhe një vajzë që lojtari i PSG-së e ka njohur në rrjetet sociale janë takuar në shtëpin e yllit afrikan.
Hakimi e ka kyer aktin pa miratimin e vajzës, teksa konsiderohet dhunë seksuale. Pretendimi i 26-vjeçarit është se atë po përpiqen ta shantazhojnë, me qëllim për t’i zhvatur para dhe prishur reputacioni. Do të jetë gjykata ajo e cila do të vendos në këtë situatë se kush është fajtori. Nëse Hakimi del “agresori”, me siguri do të përfundoj karriera futbollistike në këtë pikë.