
Joao Felix gjatë prezantimit te Al Nassr
Joao Felix është futbollisti më i ri i Al Nassr. Sulmuesi 25-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Chelsea, për të nisur një të re në Arabinë Saudite.
Për të siguruar shërbimet e tij, Al Nassr ka shpenzuar 50 milionë euro, në një paketë (30+20). Ndërkohë që vetë futbollisti ka firmosur me arabët një kontratë 2-vjeçare.
25-vjeçari largohet kështu për herë të parë nga Evropa. Felix ka një karrierë të pasur pasi ka luajtur për ekipe elitare si, Porto, Benfica, Atletico Madrid, Milan dhe Chelsea.
Poll