
Cristiano Ronaldos iu premtua se do të kishte dorë të lirë në politikat e klubit përsa i takon tregut të tansferimi dhe kështu ka ndodhur, të paktën deri tani.
Pas nënshkrimit më të freskët me Joao Felix, emri i radhës është Antony. Anësori brazilian në pronësi të Manchestert United pëlqehet teje mase nga Cristiano. “Foot Mercato” bën të ditur se Al-Nassr i ka propozuar një ofertë Manchesterit, por nuk jepen më shumë detaje se sa është kuota.
Për Antony ka shfaqur interesim edhe Betis. Nga mediat angleze bëhet e ditur se “Djajtë” janë të gatshëm t’a lënë të liri brazilianin për 60 milionë euro. Mbetet e paqartë dëshira e sulmuesit, nëse do të vijoi në Europë, apo kërkon të mbush “xhepat” në Arabi.