Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ilir DAJA s’i kursen ironitë: S’e ndalim ne Dritën, por ata ne se jemi 3 pikë para… Një tjetër si unë? Duhet të prisni dhe ca

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir DAJA s’i kursen ironitë: S’e ndalim ne Dritën, por

Ilir Daja ka folur pas fitores 1-0 në transfertë kundër Trepça 89’. Trajneri kryeqytetas është pyetur për skuadrën e Dritës, nëse do të arrijnë që të dalin kampionë. Por, përgjigja e tij ka qenë ironike dhe e drejtëpërdrejtë. Për gazetarin Arlind Sadiku, Daja ka thënë:

“E para duhet të na ndalë Drita ne se jemi 3 pikë para. Tani do ta bëj unë një kundërpyetje. A mundet që një trajner gati dy faza të thotë që do të dal kampion, kur është në vend të dytë dhe ka siguri shumë të madhe? Megjithatë s’dua të merrem me kolegët. A mos duhet të vijë dhe një Dajë tjetër? Po, po, por duhet të durosh dhe pak”, tha ai duke qeshur.

Aktualisht Ballkani gjendet në vendin e parë në Superligën e Kosovës me 47 pikë, 3 më shumë se Drita e vendit të dytë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga