
Sot, Dinamo do të luajë një ndeshje miqësore kundër Skënderbeut. Ky takim është planifikuar të zhvillohet në orën 17:00 në kompleksin “Tropikal”, vend në të cilin gjendet i grumbulluar ekipi korçar.
Trajneri italian i dinamovitëve, Fabricio Kamarata ka kërkuar të testojë të tijtë. Si ai edhe tekniku i Skënderbeut, Ilir Daja do të kenë mundësi të shohin gjendjen e lojtarëve që kanë në dispozicion.
Megjithatë duhet parë nëse do të lejohet zhvillimi i takimit ose jo pasi ende qeveria nuk ka dhënë leje për grumbullim me më shumë se 5 veta.
Poll