Skënderbeu do të zbres sot në fushë për të luajtur sfidën e radhës në kampionat ndaj Tiranës. Pas barazimit ndaj Bylisit javën e kaluar, korçarët udhëtojnë drejt Tiranës ku do të përballen me bardheblutë në orën 17:00 në “Air Albania”.
Një ndeshje e rëndësishme për ecurinë e Skënderbeut, por edhe për t’i prishur ecurinë negative Tiranës. Trajneri Daja ka treguar se është një ekspert në ndeshje të mëdha, por edhe vetë lojtarët që motivohen akoma më shumë kur luajnë ndaj ekipeve kryesuese.
Skënderbeut ka mbyllur ditën e djeshme përgatitjet e fundit, ndërsa trajneri Daja ka ideuar formacioni anti-Tirana, ndërsa i kanë mbetur edhe disa dilema që do të zgjidhen para ndeshjes. Sulmuesi Krasniqi mban ende “peng” 11-shen titullare pasi nuk është rikuperuar 100%, ndërsa në mbrojtje Pëllumbi mund të luajë sërish si qendërmbrojtës duke spostuar Ditën në mesfushë. Gjitashtu në balotazh për një fanel titullar është edhe Asion Daja.
Formacioni i mundëshëm: Koliçi, Meksi, Pëllumbi, Pollozhani, Imami, Taipi, Elezi, Dita (Daja), Gripshi, Bregu, Krasniqi (Pusi).