
Xhejms Adenji u përfol si lojtari që do të transferohej në këtë merkato dimri në Korenë e largët. Sulmuesi nigerian ishte pranë akordit me klubin nga Korea dhe sipas korçarëve ishin mbyllur të gjitha detajet e marrëveshjet. Adenji do të largohej nga Skënderbeu për shifrën e 350 mijë eurove.
Megjithatë kjo duket që nuk ka ndodhur pasi ai ndodhet në Korçë. Mësohet se ka qenë trajneri Ilir Daja ai që ka kërkuar që 24-vjeçari të mos transferohet në Kore pasi ai është një element i rëndësishëm për këto 2 fazat e ardhshme të Superiores. Në këtë mënyrë shitja e Xhejms Adenji është shtyrë për në fund të kampionatit.
Poll