Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Rikthim në shtëpi dhe premtime madhore, Ildi GRUDA: Vllaznia zgjedhje zemre, do ta çoj klubin aty ku e meriton

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthim në shtëpi dhe premtime madhore, Ildi GRUDA: Vllaznia zgjedhje

Ildi Gruda është transferimi i parë i Elvis Plorit si drejtor sportiv i Vllaznisë. Ish-sulmuesi i Teutës u zyratizua ditën e sotme te Vllaznia duke u rikthyer në shtëpinë e tij. Në intervistën që ai ka dhënë për median e klubit, Gruda nuk është aspak i frikësuar nga pengesat që e presin dhe bën premtimin e madh se do ta ringrejë përsëri emrin e klubit.

Për Grudën nuk ka qenë aspak e vështirë të pranonte ofertën e kuqebluve të cilën e cilëson thjeshtë një zgjedhje zemre dhe nuk kishte dyshime.

“Jam i kënaqur sepse edhe familja ime është e lidhur ngushtë me këtë skuadër dhe shpresoj të jap maksimumin. Nuk jam menduar dy herë, ishte zgjedhje zemre. U premtoj tifozëve që do ta çoj emrin e Vllaznisë aty ku e meriton. Premtoj që do të bëj më të mirën për këtë skuadër.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga