Partizani prezantoi trajnerin Ilir Daja, ndërsa siç shkroi neësport.al disa ditë më parë, Ilir Bozhiqi do t'I bashkohet stafit të trajnerit te "Demat". Ish-trajneri I portierëve te Skënderbeu tanimë, Bozhiqi ka falenderuar korçarët për tetë vite të kaluara aty, duke përmendur mikëpritjen dhe qytetarinë korçare.
Trajneri do të jetë pjesë e stafit te Partizani, ndërsa do të prezantohet shumë shpejt nga të kuqtë. Trajneri kampion I ka dhënë lamtumirën Skënderbeut nëpërmjet rrjeteve sociale. "Nuk mendoja se do te iknin kaq shpejt 8 vite te mbushura plot emocion. Skenderbeu u be familja ime profesionale, ne te cilen perjetova krenarine e arritjeve dhe suksesit", shkruan mes të tjerash Bozhiqi, që është edhe trajner i portierave në Kombëtaren kuqezi.
Reagimi I Bozhiqit:
Nuk mendoja se do te iknin kaq shpejt 8 vite te mbushura plot emocion. Skenderbeu u be familja ime profesionale, ne te cilen perjetova krenarine e arritjeve dhe suksesit. Dua t'ju falenderoj me zemer per bashkepunimin qe patem, presidentin Ardjan Takaj, te gjithe koleget e mi trajniere, lojtaret pa perjashtim, stafin e palodhur jashte fushe si dhe portieret, te cilet me kane bere krenare me talentin dhe arritjet e tyre! Padyshim nuk mund te rri pa falenderuar dhe mikepritjen Korçare, per dashurine qe na falen pa kushte me tifozerine e zjarrte dhe pranine kaq te nevojshme e tyre ne stadiume. Ju uroj suksese dhe deshiroj t'ju shoh larte e me larte! Mireutakofshim!
