Humbja e fundit e Kosovës me rezultatin 6-0 kundër Kroacisë në Shkodër ka lëkundur pozitat e trajnerit Albert Bunjaki.
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Joviç ka deklaruar për portalin kroat "Jutarnji" se në pranverën e vitit të ardhshëm, trajneri aktual i Kosovës do të largohet nga pozicioni që mban momentalisht dhe vendin e tij pritet ta zërë trajneri i njohur kroat, Çiro Bllazheviç.
Ai është cilësuar si "trajneri i trajnerëve" dhe eksperienca e tij në disa klube dhe ekipe përfaqësuese do të jetë një luks për ekipin e Kosovës dhe do ta rritë së tepërmi performancën e skuadrës.
[caption id="attachment_43302" align="alignleft" width="520"] Çiro Bllazheviç[/caption]