Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Igli Tare pranë Partizanit, studion të kuqtë në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Igli Tare pranë Partizanit, studion të kuqtë në Champions

Partizani luajti përballë BATE Borisov në ‘Air Albania’, ndeshje e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Champions League. Të kuqtë u ndalën në një barazim 1-1 por loja e zhvilluar fliste thuajse e gjitha për Partizanin. Një dominim i dukshëm që zhduk ndjenjën e inferioritetit që shpesh kap skuadrat shqiptare në Europë.

Bjellorusët arritën të shënonin një gol nga hiçi por Partizani ia doli të kundërpërgjigjej pak minuta më vonë me Tedi Carën. Pas 90 minutave, ‘demat’ duhet të mjaftohen me një barazim dhe të nisin përgatitjet për të marrë fitoren dhe kualifikimin në ndeshjen e kthimit pas një jave në Hungari.

Në tribunat e ‘Air Albania’ u panë figura të njohura të sportit por ai që binte më shumë në sy ishte Igli Tare. Ish-drejtori i famshëm shqiptar në Serie A me Lazion po studionte ekipin e kuq këtë mbrëmje.

[gallery ids="700149,700150"]

[video width="368" height="640" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2023/07/358404632_5898585960247178_7980688598368199262_n.mp4"][/video]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga