
Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit, IFAB ka aprovuar zyrtarish ndyrshimet e reja në futboll duke lejuar 5 zëvendësime. Duke parë ngjeshjen që do të kenë skuadrat dhe kohën e gjatë pa stërvitje, IFAB i ka ardhur në ndihmë lojtarëve dhe klubeve.
Me rifillimin e sezonit do të ketë 5 zëvendësime për klubet, ndërsa trajnerët do të bëjnë ndërrimet 3 herë duke bërë kështu dy ndërrime direkt e duke shmangur vonesat gjatë lojës.
IFAB i ka lënë në dorë Federatave për të bërë këto ndryshime sipas dëshirave të tyre pasi nuk do të jenë të detyruara nëse nuk pranojnë. Gjithashtu është programuar që nëse ndeshjet shkojnë me shtesë do të lejohet edhe një zëvendësim i 6-të.
Poll