Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Idhulli i tifozëve të TIRANËS, "bardhebluja" NGOO përgjigjet për të ardhmen dhe trajnerin: Do të diskutoj me drejtuesit, i kam propozuar MEMËS

Shkruar nga NEWSPORT
Idhulli i tifozëve të TIRANËS, "bardhebluja" NGOO

Sulmuesi Michael Ngoo është njeriu që po merr përdore Tiranën duke u falur bardhebluve një tjetër fitore të bujshme ndaj Skënderbeut pas asaj ndaj Kukësit para dy javëve. Për aludimet se Tirana i ka ofruar atij rinovimin, Ngoo u shpreh se do ta diskutojë këtë gjë me drejtuesit. Për përmirësimin e marrëdhënieve me Memën, ai u shpreh në formë humori se edhe marrëdhëniet bashkëshortore kanë probleme dhe qetësi midis tyre.

"Emocionet pas fitores ndaj Skënderbeut? Ndihem shumë mirë. Jam i kënaqur me fitoren.  Jam i lumtur për situatën që po kalojmë. Duhet të mësojmë akoma nga kjo ndeshje. Kishim raste për ta mbyllur më herët ndeshjen.

Fillimisht po luanim shumë mirë. Pas 25 minutash u tërhoqëm dhe kundërshtati ka lojtarë shumë të mirë. Mund të bënim dhe më mirë duhet të mësojmë nga kjo ndeshje. Kemi përpara një sfidë të vështirë.

Oferta për rinovim? Do të flas me klubin. Jemi në drejtimin e duhur. Është hera që po e dëgjoj këtë lajm. Jam i befasuar për këtë lajm që mësova. Por do të ulem tani të bisedoj me drejtuesit.

Marrëdhënia e re me trajnerin Mema? I kam propozuar trajnerit Mema. Edhe marrëdhëniet familjare kanë probleme", përfundoi sulmuesi Ngoo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga