
Në takimin e javës së 6-të të Superligës, Korabi-Tirana 0-1, bardheblutë pretenduan për një 11-metërsh, por për gjyqtarin kryesor Kridens Meta nuk kishte faull në zonë, edhe pse mbrojtësi i dibranëve preku me bërryl topin e hedhur në zonë nga Muzaka.
Një episod identik ndodhi dje në sfidën Skënderbeu-Kukësi 0-0.
Mbrojtësi i verilindorëve, Entonio Pashaj, edhe pse me kurriz preku topin me bërryl në zonë dhe për gjyqtarin Kridens Meta kishte faull në zonë dhe 11-metërsh për korçarët.
Dy episode të njëjta dhe dy vendime të ndryshme nga Kridens Meta. Një moment i tillë ka shërbyer si motiv ironie për tifozët e Tiranës, të cilët përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale kanë paraqitur të dy rastet e diskutuara dhe vendimet jo të njëjta të marra nga gjyqtari Kridens Meta, 11-metërshin e paakorduar për Tiranën ndaj Korabit dhe penalltinë e dhënë për Skënderbeun ndaj Kukësit.
Diçitura që shoqëronte videon e publikuar nga tifozët e Tiranës drejtuar gjyqtarit nga kryeqyteti ishte: Nuk ke faj, se do vajis motori...
https://www.youtube.com/watch?v=BM8MmW0_mgc&feature=youtu.be