Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Zanetti futet "mik" për yllin e Interit, sulmuesi pret "Ok" nga kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT

 

Sulmuesi i Interit Mauro Ikardi është bërë një pjesë e rëndësishme e ekipit zikaltër. Golashënuesi i cili është gjithashtu një motivues për skuadrën italiane, akoma nmuk ka marrë një thirrje nga Kombëtarja e Argjentinës.

Një fat i keq kjo që po i ndodh Ikardit dhe është e çuditshme që trajneri nuk është bindur akoma për ta thiurrur Ikardin në kombëtare. Zëra brenda ekipit Kombëtar thonë se Edgardo Bauza po e lë jashtë "Bomberin" zikaltër për shkak edhe të skandalit me Maxi Lopez duke i "rrëmbyer" atij të shoqen.

[caption id="attachment_76910" align="alignnone" width="620"] Mauro Icardi[/caption]

Ikardit duhet patjetër të luajë dhe “Sponsori” i radhës i 24-vjeçarit është Javier Zanetti, ish-lojtar i Argjentinës dhe Interit, aktualisht president i klubit italian. I intervistuar në radion argjentinase “Radio 10”, legjenda i ka dalë në mbrojtje sulmuesit. “Mendoj se Ikardi meriton një mundësi, mbi të gjitha prej atyre që po bën me fanellën e Interit. Mendoj se herët apo vonë çasti i tij do të vijë dhe mbase mund t’i japë një dorë kombëtares në Botërorët e ardhshëm. Këtu tek Interi ai është kapiteni dhe të gjithë e respektojnë”, – është shprehur Zanetti plot bindje.

 

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga