Ditët e fundit spekulimet dhe skenarët për trajnerin e ri të Milanit nuk kanë fund. Nuk përjashtohet mundësia që Stefano Pioli të largohet në fund të sezonit dhe emri më i përmendur për ta zëvendësuar është ai i Antonio Contes.
Por mediat italiane shtojnë që shkarkimi i Piolit mund të ndodhë edhe në muajin shkurt që sapo kemi hyrë. Megjithatë mbi këto spekulime ka hedhur dritë Zlatan Ibrahimovic.
Sipas asaj që raporton Gazzeta Dello Sport, Ibrahimovic me fjalët e tij ka hedhur poshtë largimin e Piolit në këto ditë, por nuk ka përmendur asgjë për fundin e sezonit. “Pioli është trajneri ynë dhe ne jemi të lumtur me të”, janë fjalët e suedezit.
Poll