Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

I vetmi ekip shqiptar, FSHV-ja dhe Konfederata Europiane e Volejbollit në ndihmë të KS Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
I vetmi ekip shqiptar, FSHV-ja dhe Konfederata Europiane e Volejbollit në

Federata Shqiptare e Vollejbollit ka arritur të bashkëpunojë me Konfederatën Europiane të Volejbollit për bazën material të ekipeve që marrin pjesë në Kupat e Evropës. Presidenti i FSHV-së dhe Sekretari i përgjithshëm i dhuruan klubit Tirana 15 topa dhe mbajtëse topash.

Ndërkohë gjithashtu falenderojnë bardheblutë për arritjet, si një nga ekipet konkuruese në kampionatet tona.

“Federata Shqiptare e Volejbollit në bashkëpunim me Konfederatën Europiane të Volejbollit stimulojnë me bazë materiale ekipet që marrin pjesë në Kupat e Evropës. Presidenti i FSHV z.Erlind Pëllumbi i shoqëruar nga Sek.Përgjithshëm z. Ervis Dosti i dhuruan 15 topa dhe një mbajtëse topash KS Tirana, i vetmi ekip volejbolli që merr pjesë në Cev Volleyball Challenge Cup. Presidenti i FSHV falenderoj Drejtuesen e Klubit Tirana znj. Dëborah Keçi për suportin që i jep volejbollit në veçanti, si një nga ekipet më konkuruese në kampionatet tona në të gjitha nivelet ku marrin pjesë.

Federata Shqiptare e Volejbollit i uron suksese ekipit të Tiranës në angazhimet kombëtare e ndërkombëtare”, ka shkruar FSHV-ja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga