Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“I trishtuar që duhet të them lamtumir”, Theo HERNANDEZ pas largimit të Maldinit

Shkruar nga NEWSPORT
“I trishtuar që duhet të them lamtumir”, Theo HERNANDEZ
Paolo Maldini u shkarkua nga pronari Gerry Cardinale të hënën pas një takimi të shkurtër por të tensionuar, një vendim që ka nisur një stuhi në kryeqytetin e Lombardisë. Fansat kanë nxituar të shprehin zemërimin e tyre për këtë lëvizje dhe hashtag-u #CardinaleOut së shpejti u përhap në mediat sociale. Maldini luajti një rol jetik në ringjalljen e fundit të Milanit, duke sjellë yje si Rafael Leao, Mike Maignan dhe Theo Hernandez. Raportet e fundit të mediave kanë nxjerrë në pah konfuzionin dhe zhgënjimin e skuadrës në lidhje me vendimin për shkarkimin e ish-mbrojtësit dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Frederic Massara. Theo Hernandez, i cili personalisht ishte i bindur t'i bashkohej Milanit nga Maldini, ndau mbështetjen e tij për ish-drejtorin teknik në Twitter sot, duke postuar disa foto me Maldinin ku shkruan: Trishtim që më duhet t'i them lamtumirë dikujt që më besoi dhe më ndihmoi të bëhem lojtari që jam sot. Të uroj më të mirën dhe jeta na bashkoftë. GjithmonëMaldini.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga