Legjenda Pela prej më shumë se 1 javë është i shtruar në spital ku po merr mjekimet e nevojshme për infektionin që ka në mushkëritë e rënduara nga Covid-19. Pele u transferua nën kujdesin intensive sepse trupi i tij nuk po u përgjigjej më kimioterapisë, por ka qenë vajza e tij që ka mohuar diçka të tillë.
Gjithsesi nga spitali, Pele nuk ka lënë pas Kupën e Botës, teksa ka një mesazh për Kylian Mbappe, i cili menjëherë sapo mori vesh gjendjen shëndetësore të lengjendës bëri një reagim në Tëitter duke shkruar “Lutuni për Mbretin”.
Pele iu përgjigj: “Faleminderit. Jam i lumtur të shoh të thyesh një tjetër rekord timin në këtë kampionat, miku im”.
[caption id="attachment_670815" align="alignnone" width="300"] Mesazhi i Pele per Mbappe[/caption]
Kujtojmë se 23-vjeçari Mbappe shënoi dy gola në ndeshjen kundër Polonisë dhe kështu arriti në total nëntë gola në Kampionatin Botëror. Kjo e bëri atë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në Kupat e Botës nën moshën 24 vjeç, dhe rekordin e mëparshëm e mbante Pele me tetë gola.