Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

I shkaktuan humbjen e parë Napolit, Ingazhi: Jam shumë i lumtur, skuadra e meritoi fitoren

Shkruar nga NEWSPORT
I shkaktuan humbjen e parë Napolit, Ingazhi: Jam shumë i lumtur,

Interi dhe Napoli përplasën “brirët” në javën e 16-të të Serie A, një  taki i cili shkoi në favorin e zikaltërve të Simone Inzaghit, teksa goli i Dzekos në minutën e 56-të do t’i jepte 3 pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së tij.

Pas kësaj fitoreje, tekniku i zikaltërve ishte mjaft i lumtur ku për “DAZN” ka deklaruar se të fitosh ndaj kryesuesve të kampionatit është diçka shumë e rëndësishme.

“Ne jemi në një seri të mirë, pasi fituam kundër Napolit që ishte i pamposhtur dhe kështu është një injeksion i madh besimi, jam krenar për djemtë e mi sepse ata ndihmuan njëri-tjetrin në fushë, ishte një kënaqësi për t’i parë ata duke luajtur.

Një ndeshje e mrekullueshme edhe për publikun dhe për klubin. Kishte kuriozitet për t’u rikthyer pas kaq shumë ditësh pushimi, por isha i qetë sepse ishim stërvitur në mënyrën më të mirë që nga ajo kohë. Dzeko po bën shumë mirë, ka teknikë dhe forcë, po na ndihmon shumë në këtë ecuri që nis nga larg.96 minuta përqëndrim i lartë nga ana jonë, mund të kishim shënuar edhe më herët, por kishte pak paqartësi përveç aftësive të Meret. Skuadra e ka mbajtur gjithmonë përëndrimin lart, fitorja ndaj Napolit duhet të na japë besim të madh për të ardhmen”, është shprehur tekniku zikaltër Inzaghi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga