Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

I shënonte INTERIT në Champions, ish-ylli i Skënderbeut merr lajmin e hidhur

Shkruar nga NEWSPORT
I shënonte INTERIT në Champions, ish-ylli i  Skënderbeut merr

Peter Olayinka, ish-sulmuesi i Bylis dhe Skënderbeut në Shqipëri i është nënshtruar një ndëryrje kirurgjikale në gju dhe për këtë shkak ka mbyllur sezonin. Sulmuesi i Slavias së Pragës në Ceki, ka dhuruar një performancë pozitive këtë edicion, ndërsa pritej që në merkato të hidhte një hap më tej në karrierë.

Djaloshi që njihet për nuhatjen e golit ka qenë një nga pikat kyçe për të tijtë, ndërsa kampionati në Ceki pritet të rinisë në 25 maj pas ndërprerjes prej Covid-19. Performanca pozitive në grupet e Ligës së Kampioneve dhe goli ndaj gjigantëve të Inter, ishin dy pika të forta për ofertat e mundshme në drejtim të tij. Duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi lojtari është dëmtuar në stërvitje dhe do qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën 3 muaj.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga