Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

I pyetur për objektivin Champions, Pioli i emocionuar: Ju mund ta ndjeni këtë, është historia e Milanit

Shkruar nga NEWSPORT
I pyetur për objektivin Champions, Pioli i emocionuar: Ju mund ta ndjeni

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli foli për mediat teksa ishte i pranishëm në një event bamirës për fëmijët. Teksa u pyet për objektivin në Champions League, trajneri italian u shpreh:

“Ju absolutisht e ndjeni këtë. Është pjesë e historisë së këtij klubi dhe e rrugës që ka ndjekur gjithmonë. Ne po fillojmë të shkruajmë historinë tonë, ajo e Milanit në Champions League është një rrugë e ndryshme nga e jona. Kur shkoni në San Siro për të luajtur Champions është diçka emocionuese dhe spektakolare që përfshin të gjithë.

Jemi shumë të zënë, por jemi të lidhur edhe me kampionatin. Për ta bërë këtë sezon pozitiv, duhet të luajmë në Champions League vitin e ardhshëm. Duhet të jemi të kujdesshëm. Sinqerisht, nuk do të preferoja të takoja një ekip italian. Në Champions League është më mirë të përballesh me një klub të huaj. Napoli është shumë i fortë, por ne duam të luajmë për të fituar."-tha Pioli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga