Albano Aleksi që prej ditës kur shkeli për herë të parë te Tirana dhe deri më sot ka qenë një lider i padiskutueshëm për ekipin. Mesfushori defansiv u bë menjëherë pjesë kryesore e taktikave të Shehit, madje është nëj trajner i dytë në fushë. Mirëpo, e ardhmja e tij është një pikëpyetje për momentin.
Kontrata i skadon në fund të sezonit dhe klubi do me çdo kusht ta rinovojë. Aleksi ka deklaruar se për këtë çështje do të diskutohet në fund të kampionatit por drejtuesit bardheblu nuk duan të rezikojnë si më parë. Refik Halili e konsideron si të preferuarin e tij dhe sëbashku me Visar Bekajn e Jocelyn Behiratche, janë tre çështjet kryesore të rinovimeve.
Tirana dëshiron t’i mbajë sërish dhe negociatat kanë nisur prej ditësh por ende s’ka një përgjigje nga lojtarët. Veç këtyre, te Tirana në fund të kontratës janë edhe Ilion Lika, Ardit Hila, dhe Kristijan Tosevski.
[caption id="attachment_661288" align="alignnone" width="433"] Albano Aleksi ne ndeshjen Tirana - Partizani[/caption]