
Alban Rexha është një emër jo pak i njohur në tifoskenën shqiptare por edhe më gjerë teksa ka marrë pjesë edhe në realityshoë-n “Kafazi i Artë”. I njohur si tifoz i thekur i Tiranës, Alban Rexha është një ndër krijuesit e tifogrupit “Capital Crew” që mbështesin bardheblutë në shkallët e stadiumit që nga viti 2019.
Mirëpo, ai u përjashtua nga stadiumet shqiptare pas trazirave në derbin Tirana – Partizani, më 29 shtator 2019 në ‘Selman Stërmasi’ ku dy tifozëritë u përplasën fizikisht në fushën e lojës. Pas zbardhjes së ngjarjeve nga prokuroria, Komisioni i Disiplinës përjashtoi disa tifozë nga stadiumet, një prej tyre edhe Alban Rexha, emri i të cilit nuk është dëgjar më që prej asaj dite.
Së fundmi, nëpërmjet një bashkëbisedimi me personazhin e njohur të TikTok Kleviol Ahmeti, “Cllevio Serbiano”, Rexha zbulon për ndjekësit se është rikthyer sërish në futboll, kësaj rradhe si trajner për moshat 8-9 vjeçare në një shkollë fillore në Angli.
@allbozmeme #cllevio #viral ♬ original sound - Meme zone