Redon Xhixha po stërvitet aktualisht në Shqipëri. Vetë lojtari ka ripostuar një foto nga Spartak Ajazi, që e tregon atë në palestër.
Kujtojmë se Ajazi është sulmues i Elbasanit në Kategorinë e Parë. Redon Xhixha në anën tjetër nuk po kalon një periudhë të mirë me Qarabag, pasi minutat e marra kanë qenë të shumta.
Dhe pse është përfolur vazhdimisht për një kalim te Tirana ose Partizani, huazimi i tij nga azerbajxhanasit duket i vështirë. Kartoni i Xhixhës u ble rreth 1 vit më parë nga Qarabag.
Me Tiranën, 25-vjeçari u shpall “Lojtari i Vitit 2022”, ndërsa po atë vit fitoi dhe titullin kampion me bardheblutë. Xhixha ka një kontratë që e lidh me Qarabag deri në verën e vitit 2026.
[caption id="attachment_717750" align="alignnone" width="165"] Redon Xhixha me Spartak Ajazin[/caption]